Rezonanca e para me pajisjet më bashkëkohore nga të gjitha shtetet e regjionit, për herë të parë PET-CT në Kosovë

“Rezonanca” është ofruesi më kualitativ i shërbimeve shëndetësore private në Kosovë, që nga viti 1996, fillimisht si Klinika Onkologjike-Radiologjike “Rezonanca”, kurse tani funksionon si Q.D.T. “Rezonanca”.

Rezonanca, që nga themelimi, e deri më sot, është munduar të pasurojë sistemin e shëndetësisë në Kosovë, me shërbime shëndetësore të mirëfillta, sipas standardeve mjekësore evropiane.

Kështu, që nga themelimi ka ofruar shërbimet e Tomografisë së Kompjuterizuar, për herë të parë në Kosovë, për të vazhduar më pastaj me pasurimin e shërbimeve edhe me Rezonancë Magnetike, për të vazhduar me funksionalizimin e shërbimeve radioterapeutike në Kosovë nga viti 2005 e tutje, nëpërmjet futjes në shfrytëzim të Acceleratorit Linear tip Simens Mevatron.

Sipas strategjisë zhvillimore, Spitali Rezonanca, në këtë vit, ka implementuar projektin për sofistikimin e aparaturës diagnostike radiologjike, me futjen në përdorim të CT tip Toshiba AX 128 Shtresore me e shpejta dhe më e sofistikuara në Regjion dhe të MRI tip Philips Intera Achieva, që janë pajisjet më të mira në regjion. Këto kanë shtyre më tej mundësitë e diagnostikimit imazherik të sëmundjeve me kualitet dhe siguri të lartë.

Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca”, në kuadër të shërbimeve të veta shëndetësore, që nga muaji Prill 2017 ka filluar së aplikuari edhe diagnostikimin me PET/CT të tipit Siemens Biograph 16 shtresorë, si një prej metodave më efektive dhe më bashkëkohore imazherike për diagnostikimin e tumorëve në onkologji, detektimin e shkallës së përhapjes së tumorit, planifikimin e radioterapisë, vlerësimin e reagimit ndaj terapisë, diagnostikimin e sëmundjeve neurologjike, etj.

Avantazhet e kësaj pajisje bashkëkohore janë se mundëson diagnostikim me rrezatim tre herë më të vogël krahasuar me secilin PET-CT në regjion.

 

Stafi mjekësor dhe teknik i Rezonancës është trajnuar ne Europë si dhe në Turqi për këtë fushë dhe është kthyer në Kosovë me njohuri dhe kompetenca të larta profesionale për punë të sigurt e cilësore me këtë pajisje të sofistikuar.

Kjo paraqet një risi shumë të madhe si për Rezonancën, si institucion shëndetësor, ofrues i këtyre shërbimeve, por edhe për popullatën e Kosovës në përgjithësi, sepse kështu dukshëm është zgjeruar gama e shërbimeve diagnostikuese imazherike të sofistikuara në Kosovë, me një infrastrukturë shëndetësore të mirëfilltë sipas standardeve mjekësore evropiane.

Me këtë avancim Rezonanca ka mundësuar zvogëlimin e kostos për këto metoda diagnostikuese, sepse pacientët nuk kanë më nevojë që për këto metoda diagnostikuese të dalin jashtë shtetit.

Spitali Rezonanca, në vazhdimësi është duke treguar dhe dëshmuar përkushtimin e saj që të jetë institucioni shëndetësor paraprijës në Kosovë për implementimin e metodave diagnostikuese imazherike sipas dinamikës së avancimit të këtyre metodave në shtetet e tjera të Unionit Evropian.

Me këtë investim enorm, por kapital për sistemin shëndetësor të Kosovës, përfituesit më të mëdhenj do të jenë pacientët e Republikës së Kosovës.

 

Categories : Rezonanca